Loading...

Zbulohet e vërteta e shtatzënisë së Fifit

Share it

Kryefjala e mediave rozë ka qenë këtë javë Fifi, vetëm pak ditë më parë, në rrjet qarkulloi lajmi se këngëtarja ishte në pritje të ëmbël.

Mediat publikuan lajmin se artistja nga Kosova ishte shtatzënë me partnerin e saj, Adisin, dyshja prej muajsh kanë një lidhje të konsoliduar dhe duken se gjërat mes tyre janë serioze.

Dyshimi për një shtatzëni të Fifit u shtua kur artistja nisi të bëjë deklarata publike për dasmën, por duket se Fifi dhe Adisi do të vijojnë edhe për pak kohë të jenë 2.

Nga burime pranë çiftit kemi mundur të mësojmë se artistja nga Kosova nuk është në pritje të ëmbël dhe vijon angazhimin e saj si artiste, natyrisht gjithnjë shoqëruar nga partneri i saj./panorama

Leave a Reply

Your email address will not be published.