Të buta, të shijshme dhe të ngrohta ideale për kafjall apo darkë, por edhe për drekë në vend të bukës.
Përbërësit: 250 g miell, 75 g gjalpë, 1 dl qumësht, një gotë ajkë, të verdhë të vezës, një qese e vogël pluhur për simite, një lugë e vogël kripë.
FOTO:
Përgatitja:
Ngjishni brumin nga të gjithë përbërësit dhe shtrijeni me okllai.
Me gotë apo me dorë bëni simitet.
Lyeni me të bardhët e mbetur të vezës, sipas dëshirës qitni susam, qimon apo fara luledielli dhe piqni në 180 gradë derisa të skuqen.
Ju bëftë mirë!
FOTO: