Sedat Duka, dizajneri me koleksione ekstravagante nga Kumanova po habit publikun (FOTO/VIDEO)

5 months ago billbordi01 0

Sedat Duraku-Duka është një dizajner i ri dhe ambicioz nga Kumanova. Duka quhet brendi i tij i veshjeve.

23-vjeçari para disa ditësh njoftoi publikun shqiptar për punën që e bën tash e sa vite, shkruan Billbordi.com

Sedat Duraku-Duka para pak kohe diplomoi në drejtimin dizajn në Universitetiin “Kirili dhe Metodi” në Shkup, ndërsa si punë ka disa vite që e bën me dëshirën më të madhe.

Së fundmi, ai me rastin e diplomimit të tij, ka realizuar një koleksion të ashtuquajtur INSANIME, duke paraqitur një stil të ri të veshjeve.

FOTO:

Koleksioni është pritur shumë mirë nga ana profesorëve, shoqërisë dhe publikut në përgjithësi.

Në koleksion janë përfshirë gjithësej 5 kostume, të punuara me një korrektësi maksimale të cilët secilit prej tyre kanë karakterizuar një stil në vete.

FOTO:

Momentalisht është duke punuar në dizajne të personalizuara, të kërkuara nga individ të caktuar dhe shumë shpejtë, shpreson se do te sjell edhe diçka të re në treg.

Popullariteti i madh dhe i filmave anime është përhapur në të gjithë botën. Ky lloj arti është frymëzimi i shumë markave të modës dhe është pjesë e stilit japonez të rrugëve.

FOTO:

Stili i çuditshëm, kostumet spektakolare dhe arkitektura në filmat anime, të shndërrohen në stilin rrugor të Japonisë, janë frymëzimi kryesor për këtë koleksion autorial.

Frymëzimi është tërhequr nga diapazoni i ngjyrave të pranishme në filmat anime japonezë, dhe diapazoni i materialeve dhe siluetave janë të gëzuara nga rrobat e personazheve kryesorë të anime.

FOTO:

Për në fund, ai falënderon familjen e tij për përkrahën gjatë studimeve, posaçërisht nënën e tij, e cila ka qenë inspiruese e madhe në këtë drejtim.

FOTO:

Duraku me brendin e tij DUKA dëshiron që këtë sukses t’ia dedikoj pikërishtë nënës së vet, e cila ka investuar shumë në projektin e tij, me një mbështjetje të madhe./Billbordi.com/

Më poshtë ju sjellim edhe video prezantimin e koleksionit INSANIME nga Sedat Duka.

VIDEO: