Priten zhvillime të forta! Berisha paralajmëron protestën e radhës

2 weeks ago billbordi01 0

Sali Berisha paralajmëroi protestën e radhës te selia e PD. Berisha tha se protesta do të ketë diversitet, duke shtuar se tashmë demokratët protestojnë edhe kundër Edi Ramës i cili ka zyrën e dytë te PD-ja. Berisha foli për një program proteste.

Ai u shpreh se selia e PD do t’i rikthehet demokratëve.

“Do të ketë diversitet. Selia do t’i rikthehet demokratëve. Kurrë nuk do të rrijë strofull e verasësve dhe kiriminelëve e banditëve të Lulzim Bashës e Edi Ramës. Nëse shkon para selisë së PD, ti proteston para selisë së Kryeministrisë, selisë së dytë të Edi Ramës. Me pengun brenda dhe banditët. Në vend që të vuajnë dënimet me 25 vite, përdorin derogë në seli”, u shpreh Berisha për ABC News.