Loading...

Pas zbulimit të gjinisë, Einxhel: Do të rrisim djalin që kjo botë ka aq shumë nevojë

Share it

Einxhel Shkira dhe Dj Dagz do të bëhen prindër për herë të parë, dy ditë më parë, ata organizuar ‘baby shower’, për të zbuluar gjininë,

Dyshja që krijuan lidhjen brenda mureve të “Big Brother VIP”, do të bëhen prindër të një djali, moderatorja, së fundi ka ndarë emocionet që ka përjetuar, duke i dedikuar edhe disa fjalë të birit.

Bashkangjitur me një video që tregon atë çka ka ndodhur në ‘baby shower’, Einxhel i drejtohet djalit që pret të vijë në jetë, duke i treguar se i ka dhënë asaj dhe Dagz surprizën më të madhe në jetë dhe i ka bërë njerëzit më të lumtur në botë për herë të dytë.

Ajo thotë se tashmë e di si t’i drejtohet djalit, çfarë rrobash apo lodrash që mund të pëlqejë, ndërsa thotë se do ta kuptojë më shumë kur ta marrë në krahë.

Einxhel ishte e bindur se së bashku me Dagz do të ishin prindër të një vajze të fortë, por tani e di që do jenë mami dhe babi të një djali për të cilin kjo botë ka kaq shumë nevojë./lajmi.net

Leave a Reply

Your email address will not be published.