Loading...

Njihuni me opinionisten e re të “Përputhen”

Share it

Të hënën e ardhshme do të rikthehet në ekran emisioni “Përputhen”, që si shumë projekte të tjera këtë vit do të vijë me ndryshime.

Opinionisti Arjan Konomi do të vazhdojë të jetë pjesë e këtij formati ndërsa krah tij do të vijë një tjetër personazh jo pak i njohur, për të dhënë opinionet e komentet e saj.

Kryefjala bën me dije se në rolin e opinionistes këtë vit do të jetë ish-banorja e “Big Brother Albania”, Neda Balluku, ajo është larguar prej kohësh nga ekrani dhe i është përkushtuar familjes së saj, së bashku me partnerin, Ogrenin të cilin e njohu po në reality-show.

Ish-banorja është diplomuar për Filozofi dhe ka publikuar librin e saj të parë “Archea”. Tashmë përveç pasioneve, Neda Balluku do t’i përkushtohet edhe emisionit “Përputhen”.

FOTO:

Leave a Reply

Your email address will not be published.