Loading...

Një romancë e re në showbiz?! Melinda Ademi dhe Finem nuk kursehen në rrjetet sociale

Share it

Marrja e vëmendjes është diçka jo e mundimshme për Melinda Ademin, reperja është në periudhën e saj më të mirë të karrierës, ku numëron disa hite dhe mijëra përkrahës.

Përpos kësaj ajo i mban të mbërthyer fansat edhe me fotot terheqese në rrjetet sociale, së fundmi, Ademi iu ka sërvirur ndjekësve disa imazhe ku duket e mrekullueshme, me një kostum dypjesësh ngjyrë rozë.

Por, këtë herë nuk ishte ky detaji që tërhoqi vëmendjen e përdoruesve të rrjeteve sociale. Nëse “gërrmojmë” në hapsiren e komenteve do të shikojmë disa mesazhe të shkëmbyera midis artistes dhe Klejdi Dogjanit i njohur si Finem.

“Coco Chaneli,”-shkruan Finem poshtë fotove të Melindës, nëse mendoni se kjo e fundit ka qëndruar indiferente gaboheni, “Ta bëj jetën pikante,”-replikon këngëtarja./panorama

FOTO:

Leave a Reply

Your email address will not be published.