Loading...

Momenti viral në rrjet, Naser Rafuna lë pa fjalë edhe reperët më të njohur

Share it

Dje është kthyer seriali më i popullarizuar “Çka ka shpija” me sezonin më të ri në Klan Kosova, episodi i parë i sezonit të ri u prit sigurisht me shumë kurreshtje nga audienca e madhe dhe besnike e serialit.

Krahas episodit, një tjetër moment është bërë viral në rrjet, ktori Naser Rafuna, njëherësh autor i serialit, ka ndarë në Instagram-in e tij një sekuencë nga xhirimet.

Kohën duket që ta ketë shfrytëzuar në maksimum, mes tjerash edhe për të na shfaqur një aftësi të jashtëzakonshme – repturën, Naseri ka lënë pa fjalë me artikulimin dhe shpejtësinë e repturës duke performuar, siç janë shprehur komentuesit, më mirë se një përqindje e madhe e estradës.

Momenti s’ka kaluar pa u komentuar nga reperë të njohur si Don Xhoni dhe Lumi B, një artist i vërtetë është multidimensional dhe i tillë definitivisht është Naseri. /Prive

VIDEO:

Leave a Reply

Your email address will not be published.