Gazment Bardhi “shpërthen” ndaj deputetes së PS: Je hajdute kokë e këmbë

2 days ago billbordi01 0

Mbledhje e përbashkët e Këshilli për Legjislacionin dhe Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, ka sjellë debate të shumta mes përfaqësuesve të PD dhe atyre të PS.

Teksa deputeti Enkelejd Alibeaj, parashtronte pyetjet e tij për kreun e SPAK, Arben Kraja, ka ndërhyrë deputetja e PS-së, Ermonela Felaj e cila ka kërkuar që pyetjet të jenë specifike dhe jo analiza.

Për Felajn, një përgjigje e ashpër ka ardhur nga Gazment Bardhi, i cili e ka cilësuar Felajn si hajdute.

Pjesë nga debati

Ermonela Felaj: Kërkoni të dhëna sasiore.

Enkelejd Alibeaj: Këto diskutime janë të rëndësishme.

Ermonela Felaj: Sado që ti mund të jesh subjekt i veprës penale.

Gazment Bardhi: Po lere veprën penale. Ti je hajdute kokë e këmbë, vjen këtu, na tregon ne rregulloren. Po na le rehat. Na ndërhyn këtu. S’keni nevojë të ndërhyni.