Loading...

Fation Kuqari rrëfen “problemin” e tij në lidhjet e dashurisë: Beqar prej 8 muajsh

Share it

Fation Kuqari është kthyer në një personazh tejet të komentuar në mediat sociale pas “Përputhen”, ai tashmë është pjesë e “Kepi i tundimeve” ku së fundmi ka zbuluar problemin e tij me femrat.

Ai tregoi se për shkak të paraqitjes apo mundësive të tij, është paragjykuar sikur ka shumë lidhje dhe kjo është “barrierë” që vajzat mos të kenë besim tek ai dhe prej 8 muajsh është beqar.

“Duke qenë mashkull i paraqitshëm dhe me të gjitha mundësitë, të gjithë më kanë paragjykuar. Më thoni ti ke shumë goca. Në adoleshencë më ka pëlqyer kjo gjë.Duke u rritur dhe kuptuar, edhe jeta ndryshon dhe piqesh. Vjen një moment dhe kërkon diccka konkrete. Më ka ndikuar tek gocat e mira.

Ka qenë ajo pjesa jo nuk kam besim tek ty se ti je djale avanturier, e kam peng këtë gjë, mund të them që kam 8 muaj këtë gjë, që nuk jam ky. Më ka lënë pak mbrapa sepse dua, jam 28 vjeç nuk e dua jetën aventurë gjithë kohës”, tregoi Fationi.

Leave a Reply

Your email address will not be published.