Loading...

Fansat mendojnë se Alketa Vejsiu këndon këngë popullore e ngatërrojnë tash e një vit me artisten e njohur (VIDEO)

Share it

Moderatorja e njohur Alketa Vejsiu është prej dekadash tashmë pjesë e ekranit, ku ka treguar shpesh herë pasionin e saj për muzikën.

Megjithëse ka performuar disa herë në skenë këngë të ndryshme, ajo nuk ka lançuar asnjë projekt muzikor që mban emrin e saj, por me sa duket, disa ndjekës nuk e dinë ende këtë gjë, pasi etiketojnë moderatoren në rrjetet sociale, për një këngë.

Bëhet fjalë për bashkëpunimin “Kqyrni shoqe”, e Dj Gimi me këngëtaren e quajtur Alekta. Kjo e fundit ngatërrohet nga ndjekësit me moderatoren Alketa Vejsiu, vetë moderatorja e ka ndarë këtë gjë me ndjekësit e saj në Instagra, ku shprehet se prej një viti njerëzit i bëjnë ‘tag’ asaj dhe jo këngëtares së këngës.

“Po qeshim këtu me stafin sepse është një këngë e Dj Gimi që e këndon me një vajzë me emrin Alketa. Të gjithë njerëzit më tag-in prej një viti dhe mendojnë se unë këndoj këngë popullore. Kënga është shumë e bukur po unë nuk di ta dredh zërin kështu miq”– shprehet Vejsiu gjatë një videoje në Instastory./panorama

VIDEO:

Leave a Reply

Your email address will not be published.