Loading...

Dikur ishin miq shumë të mirë, por çfarë ka ndodhur mes Sarah Berishës dhe Donald Veshajt?

Share it

Nëse kthehemi pas në 2021 gjatë “Big Brother VIP 1”, miqësia mes Donald Veshajt dhe Sarah Berishës, ka qenë shumë e fortë, dy ish-banorët u lidhën shumë bashkë dhe kalonin goxha kohë duke luajtur dhe biseduar.

Madje, asokohe Donaldi i pati dalë jo rrallëherë në mbrojtje blogeres, duke kundërshtuar edhe ish-të dashurën e tij Beatrix Ramosaj e cila nuk kishte shumë raporte të mira me Sarah-n.

U duk se dyshja do kishin të njëjtin raport edhe jashtë shtëpisë së famshme, megjithatë prej kohësh dyshja nuk janë shfaqur bashkë dhe ndjekësit kanë krijuar aludime mbi raportet e tyre.

Një detaji që mund t’ju ketë shpëtuar rreth shoqërisë së tyre fshihet në intervistën e fundit të Sarah-s në ‘Goca dhe Gra’, ku e pyetur rreth banorëve me të cilët ka ende raporte të mira ajo përmendi: “Kledin, Beniadënm Antonelënm Monikënm Dagzin. Kam takuar pak edhe Fifin.” Donaldin nuk e përmendi fare.

Leave a Reply

Your email address will not be published.