Demaskohet Bora Zemani, ish-konkurrenti tregon si mashtroi në emision

Hysen Ramaj ka folur dhe për eksperiencën e tij në “Përputhen”. Ai ka treguar për një mashtrim të prezantueses Bora Zemanit, në bashkëpunim me produksionin.

Sipas Hysenit kur Bora ka thënë se Alvisës i erdhi një mesazh me një video, ku i kërkohej të dilte nga programi ky është komplet mashtrim se po të kishte ndodhur dhe po ta kishte parë vërtetë Bora në celularin e saj ata do ta tregonin si çdo gjë tjetër që tregojnë. Po e vërteta sipas tij është se ata nuk treguan kurrë asnjë provë.

Hyseni tregoi se familjarët e Bashkimit e telefonuan para se Bashkimi të ndahej.

“Më është marrë edhe mua një vendim përpara se të ndodhte çka ka ndodhur. Më është bërë një telefonatë nga familjarët e djalit”, tha ai, në një intervistë në “RTV Ora” në “Glamour Zone”.

Sipas Hysenit , ai ndihet shumë i sigurt se Alvisa u mësua nga autorja për pjesën e dheunës dhe se gjithçka është skenuar prej saj. Sipas tij ai me Alvisën nuk e kanë diskutuar kurrë temën e dheunës sa kanë qenë në lidhje.

Ai mendon se ajo dëshironte t’i mbante personazhet në program përpos mashtrimeve dhe përdori dheunën për të dalë nga situata.

Leave a Reply

Your email address will not be published.