Loading...

Bora Zemani ‘kapet’ në një makinë me Donaldin? Dalin pamjet (VIDEO)

Share it

Pak ditë më parë Semi Jaupaj ka postuar një foto në llogarinë e saj në Instagram nga festivali “Sunny Hill”. Deri këtu nuk ka asgjë për t’u çuditur.

Por në foto ajo shfaqet së bashku me Bora Zemanin dhe Donald Veshaj të përqafuar. Po, po ashtu siç e dëgjuat.

Në fakt që historia e tyre e dashurisë kishte rinisur pas “Big Brother VIP” është përfolur disa herë, por me atë foto Semi ndoshta e ka konfirmuar përfundimisht këtë ribashkim.

Megjithatë asnjëri prej tyre nuk e ka konfirmuar vetë këtë gjë.

Së fundmi ka dalë një tjetër detaj që po ashtu konfirmon rikthimin e tyre.

Më herët, Bora e kishte hequr Donaldin nga rrjetet sociale, e mesa duket tani ajo i ka bërë sërish “follow” në Instagram, dhe po ashtu edhe Donaldi.

Mirëpo, duket se çifti tanimë nuk kanë problem ta pranojnë se janë rikthyer me njëri-tjetrin pasi vetëm pak minuta më parë, prezantuesja ndau një video në rrjete sociale ku teksa ndodhet në makinë këndon këngën popullore dedikuar Vlorës (Donaldi është nga Vlora siç dihet tanimë).

Jo vetëm kaq por bukuroshja ka dashur të na tregojë se në makinë me të është dhe aktori pasi në sfond dëgjohet një fishkëllimë dhe Bora sheh nga krahu i shoferit të makinës duke qeshur edhe pse nuk ka zgjedhur ta zbulojë me fytyrë.

Rikujtojmë se, Donald Veshaj me rastin e ditëlindjes së tij, më 1 shtator, publikoi këngën e tij më të fundit si një surprizë për ndjekësit.

“Hesht” mban titullin projekti më i ri dhe nga teksti i këngës ne na u duk si një kërkim falje për historinë e tij aq të bujshme të dashurisë që tanimë është konfirmuar ribashkimi./ Top Channel

VIDEO:

Leave a Reply

Your email address will not be published.