Loading...

Bora dhe Donaldi të pandarë pas ribashkimit! Ja veprimi i fundit i moderatores që po bën xhiron e rrjetit

Share it

Bora Zemani dhe Donald Veshaj kanë treguar se iu pëlqen shumë të shkëmbejnë veshje e aksesorë, gjë që ka marrë përherë vëmendjen e ndjekësve të tyre.

Ashtu siç ka ndodhur së fundmi, kur moderatorja postoi një selfie në Instagram ku shfaqej me një kanotiere, kapele dhe syze të bardha, pikërisht dy aksesorët e fundit janë bërë qendër diskutimi e njerëzve në sektorin e komenteve.

Për arsyen e thjeshtë se ia kemi parë edhe Donaldit gjatë “Big Brother VIP”.

Tani e vetmja gjë që u ka mbetur është të zyrtarizojnë ribashkimin e tyre në Instagram me një foto ndonëse ata janë ‘kudo’ në rrjetet sociale të njëri-tjetrit.

Gjatë puntatës së fundit të emisionit të tij “Më lër të flas” aktori i humorit ishte veshur sportive, me pantallona dhe një bluze të zezë, bluzja e veshur nga Donaldi është parë edhe më herët e veshur pikërisht nga Bora vetë ajo kishte publikuar në Instastory një video teksa mbante veshur këtë bluze.

Menjëherë ndjekësit kanë shpërndarë në të gjitha rrjtetet sociale ku mbizotërojnë mbishkrime dhe komente si: “Matchy Matchy”, apo “Konfirmimi i ribashkimit,”

Së fundmi ata u kapën “mat” duke darkuar në një restorant në Prishtinë, ndonëse bënë një tentativë për tu fshehur duke u shfaqur me kapele, sërisht janë fotografuar të buzëqeshur duke biseduar me njëri-tjetrin.

Fotot e çiftit më të përfolur në showbizin shqiptar janë publikuar nga “Paparaci”./Panorama/

FOTO:

Leave a Reply

Your email address will not be published.