Bettina Alili, dizajnerja e re prezanton koleksionin e saj të ri ‘SOIGNÉ’ elegancë e plot stil

4 months ago billbordi01 0

Dizajnerja e re e modës, Bettina Alili edhe pse 23 vjecçare ajo ka aritur që të bie në sy të publikut me koleksionet e saja të veshjeve të cilat po pëlqehen shkaku i veçantive që koleksionet e saj kanë, shkruan Billbordi.com

Vajzë e re e cila sapo ka mbaruar studimet në drejtimin Dizajn dhe Modë në Shkup, Bettina menjëherë ka filluar me punë për koleksionin e saj të parë të quajtur ‘SOIGNÉ’ të cilin po jua prezantojmë sot.

FOTO:

Bettina Alili në një prononcim për Billbordi ka treguar më detajisht për koleksionin e saj të ri:

“Ky koleksion është i pari pas diplomimit në drejtimin dizajn dhe modë. Inspirimi për koleksionin vjen prej viteve 80, më saktësisht estetikës së disco-ve, mëngëve të gjera dhe ngjyra verore! Simbolizon femrën ku fokusi është në fuqin e vijave trupore të femrës! Janë të përfshira ngjyra ekzotike dhe materiale me tekstura interesante, si dhe materiale shkëlqyese, që i japin më shumë shpirt koleksionit! Miksimi i dy stileve urban dhe elegant e bën koleksionin më interesant dhe më të prekshëm për identitete të ndryshme të femrave”, tha Bettina Alili rreth koleksionit SOIGNÉ i cili është një koleksion Ready to wear, Pranverë/Verë 2021.

Bettina Alili realizon edhe shitje online ku ju mund të bëni zgjedhjet e juaja nëpërmjet instagramit @bettinaalili, e së shpejti ajo po mendon të hap një studio në Kosovë.

E ne sot ju sjellim më poshtë koleksionin e plotë SOIGNÉ që do të thotë veshu shumë elegante. /Billbordi.com

FOTO: