Loading...

Bertan Asllani pjesë e serialit më të ri turk, krah yjeve Neslihan Atagul dhe Kadir Dogulu

Share it

Prej vitesh, Bertan Asllani, jeton dhe vepron në Turqi, prej ku edhe sukseset e tij në botën kinematografike nuk kanë qenë të vogla.

Së fundi, emri tij po lakohet në mediat rozë krahë dy yjeve të njohura turke Neslihan Atagul dhe Kadir Dogulu, dhe kjo e ka një arsye, Bertani dhe çifti i njohur turk do të jenë së bashku në serialin e ri turk i cili do të fillojë së shpejti në ‘Star Tv.

Seriali i ri mban titullin “Gecenin Ucunda” (Në fund të natës) dhe përkrah yjeve të kinematografisë turke do të jetë edhe këngëtari dhe aktori i njohur shqiptar, Bertan Aslllani.

Ndryshe, Bertani është parë në prapaskenat e serialit të ri teksa xhiroheshin skenat e para ndërsa tashmë është publikuar edhe promo e tij./Lajmi.net/

VIDEO:

Leave a Reply

Your email address will not be published.