“Bëhu egoiste” Alvisa sqaron videon që bëri xhiron e internetit, tregon për “skenaret” e Përputhen

Në puntatën e parë të “Përputhen Prime”, Hyseni u bë pjesë e programit por Alvisa la studion sepse të dy kanë pasur një romancë rreth 3 vite që përfundoi 5 muaj para nisjes së “Përputhen.”

Bruno shkoi menjëherë pas saj dhe e bindi që të kthehej. Teksa po hynte në studio, dëgjohej një zë që thoshte “bëhu egoiste” dhe bëri xhiron e rrjetit sikur ishin skenaret e Përputhen.

Alvisa ka sqaruar ditën e sotme gjithçka duke thënë: “Ai zëri ka qenë i Brunos. Në situatën që më ka parë Bruno nuk më ka parë askush, ndaj dua ta falenderoj.”

Ndërsa Bruno shtoi: “I thashë të vijë dhe të tregohet egoiste.”

Leave a Reply

Your email address will not be published.