Loading...

Ana e ‘Përputhen’ konfirmon lidhjen: Nuse u bëra për qejfin e vjehrrës sime

Share it

Pak ditë më parë Ana Gjini, vajza e cila u bë e njohur nga “Përputhen” u shfaq nuse, në një postim në Instagram duke ngjallur dyshimet se i ka dhënë fund beqarisë.

E ftuar në “Ftesë në 5”, Ana ka pranuar se ajo është në një lidhje, por nuse është bërë për t’i bërë qejfin vjehrrës.

“U bëra për qejfin e vjehrrës sime se donte të më shihte nuse dhe unë ja plotësova dëshirën, i tregova si do jetë nusja e saj e ardhshme.

Shumë shpejt do bëhem vërtet nuse, por t’ja lëmë kohës”, tha Ana.

E pyetur se kush është fatlumi, ajo u përgjigj: “Ah fatlumin nuk e tregoj kaq shpejt se kam hall që ma marrin n’sysh se e kam dritë syri”.

Ana është përfolur për një romancë të re që pas ndarjes nga Bruno Shemsho, dyshimet nisën nga një buqetë e madhe me trëndafila të kuq në formë zemre, të cilën Anës ia kishin bërë dhuratë, së bashku me një dedikim të veçantë. “O rob je qetësia e shpirtit tim”, shkruhej në pusullë./Xing/

FOTO:

Leave a Reply

Your email address will not be published.